Lajme

Komuna e Mitrovicës shpërndan 323 pako ushqimore

  • 22/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës shpërndan 323 pako ushqimore

Komuna e Mitrovicës deri më tani ka shpërndarë gjithsej 323 pako ushqimore për familjet dhe qytetarët të cilët janë prekur nga vërshimet.

Këto pako janë dhuruar në bashkëpunim me organizata bamirëse të cilat i kanë dalë në ndihmë komunës së Mitrovicës në përballje me situatën e krijuar nga vërshimet.

Me këtë rast, ekipet komunale kanë bërë shpërndajen e 65 pakove ushqimore në lagjen e boshnjakëve dhe 18 në qendër të qytetit, donacion ky nga Banka Ekonomike e Kosovës, 100 pako tjera të dhuruara nga organizata “Islamic Relief”, ku 50 pako janë shpërndarë në lagjen pranë stadiumit “Adem Jashari” dhe 50 tjera në lagjen Bair tek Tuneli, në lagjen “Fidanishte” dhe ne qendër.

Ndërkaq nga shoqata “Bereqeti” janë shpërndarë 25 pako ushqimore në lagjen “Fidanishte”, 25 tjera në pjesën veriore, si dhe 20 shtretër, 28 jorgana dhe 28 jastëka në vendstrehimin tek shkolla ADRC, ku janë të strehuar 3 familje gjithesej 13 anëtar nga lagja “Adem Voca”.

Komuna e Mitrovicës vazhdon të qëndroj pranë gjithë qytetarëve, pa dallim.