Lajme

Komuna e Mitrovicës shpërblehet me mirënjohje për hartimin e Planit të Integritetit

  • 15/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës shpërblehet me mirënjohje për hartimin e Planit të Integritetit

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, z.Gëzim Stavileci, sot ka takuar ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Michael Devenport.

Në këtë takim është biseduar për hartimin e Planit të Integritetit nga Komuna e Mitrovicës për vitet 2023-2026, duke e vlerësuar atë si një dokument strategjik dhe operativ që konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për fuqizimin e integritetit të institucionit.

Me këtë rast, ministri i MAPL-së, z.Krasniqi, ka ndarë mirënjohje për Komunën e Mitrovicës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar në procesin e hartimit dhe miratimin e Planeve Komunale të Integritetit.

Gjatë pranimit të mirënjohjes, drejtori z.Stavileci, pasi ka falënderuar ministrin e Ministrisë në fjalë për bashkëpunimin ndërinstitucional, ka thënë se hartimi i këtij plani kuptohet si një respektim i drejtpërdrejtë i vlerave morale, standardeve profesionale dhe i rregullave të zbatueshme normative.