Lajme
Komuna e Mitrovicës shënon Ditën Botërore të Diabetit
- 15/11/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës shënon Ditën Botërore të Diabetit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë, ka shënuar sot Ditën Botërore të Diabetit.
Me këtë rast, një ekipi mjekësor nga Njësia e Edukimit Shëndetësor dhe Këshillimores së QKMF-së, kanë mbajtur ligjëratë edukative për diabetin për pacientët diabetikë.
Njëkohësisht në tendën e vendosur në qendrën e qytetit, ekipet mjekësore të QKMF-së kanë realizuar vizita mjekësore, konsultime, matje të glikemisë dhe tensionit arterial për qytetarët e rastit, të cilët ishin të interesuar për marrjen e këshillave dhe kryerjen e këtyre shërbimeve.