Lajme
Komuna e Mitrovicës: Së shpejti fillon procesi i zgjedhjes së këshillave lokale
- 12/05/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicws ka njoftuar se Komisioni për zgjedhjen e Këshillave lokale ka marrë vendim që procesi i mbajtjes së tubimeve me qytetarë për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarëve të këshillave lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane do të filloj nga data 22 Maj 2023.
Oraret e caktuara për mbajtjen e tubimeve për secilin lokalitet mund të kuptohen në listat e bashkangjitura më poshtë në këtë tekst.