Lajme

Komuna e Mitrovicës: së shpejti do të nisë ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza

  • 18/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Së shpejti në Mitrovicë do të filloj ndërtimi I impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Kështu u bë e ditur nga Komuna e Mitrovicës pas një takimi që pati të enjten kryetari Bedri Hamza me përfaqësuesin e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) z. Neil Taylor.

Në njoftim më tutje thuhet se kryetari Hamza ka ofruar bashkëpunimin e tij të plotë në realizimin e këtij projekti por edhe të projekteve tjera të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Mitrovicës.

Projekti për ndërtimin e impiantit “ITUZ” për trajtimin e ujerave të zeza parashihet të kushtoj rreth 30 milion euro, me kapacitet të trajtimit të ujërave të zeza prej një mijë litra në sekondë, ku do të përfshihen edhe komunat e tjera të rajonit.