Lajme
Komuna e Mitrovicës : RIKUJTIM
- 13/04/2022
- By RTV Mitrovica
Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2 që do të shpallet së shpejti, ftohen të gjitha OShC-të e interesuara dhe qytetarët të marrin pjesë në Diskutimin Publik mbi prioritetet e propozuara nga ana e komunës, te cilat korrespondojnë me planet zhvillimore të komunës dhe synojnë të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.