Lajme
Komuna e Mitrovicës : Rikujtim
- 14/06/2022
- By RTV Mitrovica

Rikujtim
Tubimi i parë publik i Kryetarit të Komunës për vitin 2022
Tubimi publik është i karakterit të hapur dhe mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, grupet e interesit apo organizatat që kanë interes në Komunë.
Tubimit do t’i propozohet ky rend dite:
1. Raport mbi punën e ekzekutivit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022
2. Propozime, sugjerime, komente dhe pyetje nga ana e të pranishmëve
Mbledhja do të mbahet të Enjten me dt.16.06.2022 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00.
Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e Komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, për të arriturat, vështirësitë dhe synimet si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.