Lajme
Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë dhe pajisje teknologjike nga EULEX-i
- 12/04/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë dhe pajisje teknologjike nga EULEX-i
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it, z. Lars- Gunnar Wigemark, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzim- pranimi i një veture dhe pajisje teknologjike donacion ky i ardhur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, për nevojat e Komunës së Mitrovicës.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka falënderuar shefin e EULEX- it për vizitën dhe donacionin e ofruar të një veture dhe pajisje teknologjike, duke theksuar se komuna mirëpret bashkëpunimin e misionit në fusha të ndryshme qoftë në arsim, shëndetësi, digjitalizim apo të tjera.
Në fund të takimit kryetari Hamza dhe shefi i EULEX-it, z. Wigemark u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve edhe për projekte tjera të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.