Lajme
Komuna e Mitrovicës pranon donacion 500 pako ushqimore
- 26/03/2024
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës pranon donacion 500 pako ushqimore
Gjatë ditës së sotme, Komuna e Mitrovicës ka pranuar donacion nga Ambasada e Katarit në Tiranë, 500 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Gjatë shpërndarjes së këtyre pakove, të pranishëm ishin, drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, znj. Drita Ibrahimi, diplomat nga Ambasada e Katarit, përfaqësues autoritativ të “Qatar Charity” dhe përfaqësues nga pesidenca.
Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, znj. Drita Ibrahimi, ka shprehur falenderimin për kontributin e Ambasadës së Katarit, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së tyre për familjet në nevojë, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky veprim i Ambasadës së Katarit thekson përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të kontribuar në mirëqenien dhe solidaritetin ndërkombëtar, ndërsa gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së vlerave njerëzore.