Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Komuna e Mitrovicës po përkujdeset për rrugët në fshatrat e Bajgorës edhe gjatë vikendeve — RTV Mitrovica
Lajme

Komuna e Mitrovicës po përkujdeset për rrugët në fshatrat e Bajgorës edhe gjatë vikendeve

  • 12/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, gjatë këtij vikendi ka inspektuar gjendjen e rrugëve në fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgorës, ku është përkujdesur që kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore të bëjnë pastrimin e rrugëve të mbuluara nga bora.

Me këtë rast, nënkryetari Tahiri, ka potencuar së mbrëmë deri në orët e vona dhe sot gjatë ditës është bërë pastrimi i rrugëve, në mënyrë që banorëve të Shalës t’ju sigurohet lëvizja dhe qarkullimi i lirë, përkundër që në vazhdimësi ka pasur reshje të borës.

“Qeverisja lokale është duke qëndruar pranë familjeve shaliane, duke u përkujdesur jo vetëm në pastrimin e rrugëve, por edhe t’ju dilet në ndihmë, në rastet kur është e nevojshme”, tha nënkryetari Tahiri.

Vlenë të theksohet se në orët e hershme të mëngjesit, për shkakë të reshjeve të dendura të borës ka pasur ca vështirësi për lëvizje të automjeteve por menjëherë pas intervenimit të kompanive të kontraktuara është bërë pastrimi i tyre dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.