Lajme
Komuna e Mitrovicës pjesë e “Socio- Projektit”
- 28/02/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesit e Preda Plus Kosovo, drejtorin e projektit, Valentin Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja dhe drejtori i Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka.
Qëllimi i këtij takimi ishte mundësia e bashkëpunimit në realizimin e projektit “Socio- Projekti” i implementuar nga Fondacioni për zhvillim të qëndrueshëm Ekonomik- Preda Plus, i cili ka për synim stabilizimin e mëtejmë të komunitetit përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike.
Projekti në fjalë do të mbështetet në pesë komponentë duke filluar nga mbështetja e bizneseve ekzistuese, fuqizimi i mëtejmë i organizatave të mbështetjes së biznesit, mbështetja e themelimit të bizneseve fillestare, themelimi dhe mbështetja e ndërmarrjeve sociale, si dhe mbështetja e iniciativave për zhvillim të komunitetit.
Komuna e Mitrovicës do të jetë njëra nga komunat e Kosovës që i bashkëngjitet këtij projekti, ku angazhimi i komunës do të ketë për qëllim mbështetjen e aktiviteteve të projektit dhe arritjen e rezultateve.