Lajme
Komuna e Mitrovicës pjesë e projektit të IFC-së dhe MMPHI-së për banim të përballueshëm
- 10/06/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të enjten në takim përfaqësues nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), të kryesuar nga Visar Perani si përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës nga Divizioni i Banimit.
Gjatë këtij takimi është diskuar lidhur me projektin e MMPHI-së për ndërtimin e 4,000 banesave sipas modelit të banimit të përballueshëm, i cili do të implementohet në pesë qytete të Kosovës, përfshirë këtu edhe qytetin e Mitrovicës.
Me këtë rast, kryetari Hamza pasi ka falënderuar Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), si pjesë të Bankës Botërore, si dhe MMPHI-në në realizimin e këtij projekti madhor, ka ofruar bashkëpunimin e tij të plotë në funksion të çfarëdo nisme e cila do të përmirësoj kushtet e jetesës dhe do të ofrojë më shumë mundësi për një mirëqenie më të mirë për të gjithë banorët e Mitrovicës.