Kulture

Komuna e Mitrovicës përkujton aktorin Blerim Peci për 4 vjetorin e vdekjes së tij

  • 09/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Me rastin e 4 vjetorit të vdekjes së aktorit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës përkujton ende me dhimbje vdekjen e hershme të aktorit më të njohur mitrovicas nga kinematografia kosovare.

Aktori mitrovicas, i ndjeri Blerimi, padyshim që ka ofruar angazhim të madh në skenën e teatrit, i cili me skeqet e tij humoristike kishte bërë për vete një publik të tërë.

Aktrimi i tij kishte një nur komik, hijeshi skenike dhe finesë në aktrimin e shumë roleve, ai do të mbetet si një trashëgimi e pasur, ku nëpërmjet interpretimit të tij si aktor janë ngritur vlera kulturore të qytetit të Mitrovicës, për çka do të çmohet çdoherë puna dhe kontributi i tij.

Blerim Peci ishte aktor i lindur më 1 gusht të vitit 1973, ai u nda nga jeta më 9 dhjetor të vitit 2017 pasi ka vuajtur nga një sëmundje e mëlçisë.