Lajme
Komuna e Mitrovicës përkrahë 85 fermer me motokultivator
- 01/08/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës përkrahë 85 fermer me motokultivator
Në Sallën e Kuvendit të Komunës sot është bërë nënshkrimi i kontratave me 85 përfituesit e motokultivatorëve, ku Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief”, ka mbështetur fermerët mitrovicas.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtori i fondacionit “Islamic Relief ”, z. Mohamed Soliman, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu, si dhe fermerët përfitues të këtij projekti.
Në fjalën e tij, drejtori i DBZHR-së, z. Ferdi Kadriu, ka thënë se ndihet i lumtur që falë projektit të përbashkët me “Islamic Relief ”, është mundësuar mbështetja e 85 fermerëve të Mitrovicës, në mënyrë që bujqve tanë t’ju ofrohen kushte sa më të mira të punës.
Me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve, mori pjesë edhe kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit “Islamic Relief ”, z.Mohamed Soliman, të cilët uruan fermërët përfitues.
“Shpreh falënderime dhe mirënjohje për fondacionin “Islamic Relief ”, të cilët na kanë mbështetur në realizimin e shumë projekteve.Uroj të gjithë fermerët përfitues ndërsa përpjekjet tonë për rritje të subvencioneve në sektorin e bujqësisë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Hamza.