Lajme

Komuna e Mitrovicës përfiton një kamion për mbeturina nga MMPHI-ja

  • 27/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Sot është mbajtur ceremonia e dorëzim- pranimit të kamionëve për grumbullim të mbeturinave, në kuadër të projektit “Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër”, ku falë rezultateve të suksesshme Komuna e Mitrovicës është përfituese e një kamioni (skip/kiper) për mbeturina.

Në ceremoninë e ndarjes së këtij granti mori pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, z. Egzon Sadiku dhe drejtorin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Elvis Feka.

Me rastin e pranimit të kamionit, kryetari z. Bedri Hamza, ka thënë se komuna do të mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët dhe në menaxhimin e mirë të mbeturinave, në mënyrë që të kemi mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm në qytetin e Mitrovicës.

Vlen të potencohet se ky kamion ka kushtuar gjithsej 156,525.66 euro.