Lajme
Komuna e Mitrovicës për herë të parë shpërndan mbjellëse misri dhe gruri
- 19/12/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës për herë të parë shpërndan mbjellëse misri dhe gruri
Në vazhdën e projekteve mbështetëse në sektorin e Bujqësisë, Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot për herë të parë ka shpërndarë mbjellëse misri dhe gruri për 15 fermerët përfitues, projekt ky në vlerë 63.000 euro.
Shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu.
Fermerët janë ndarë tejet të kënaqur dhe falënderues nga ky subvencionim, duke shprehur se do I ndihmojë në rritjen e efikasitetit në kultivimin e tokës deri te përmirësimi i cilësisë së prodhimeve.
Drejtori Kadriu ka uruar fermerët përfitues të këtij mekanizmi, duke i njoftuar ata se komuna do të vazhdoj me përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe fermerët do të ndihmohen përmes subvencioneve dhe garanteve të ndryshme.
Vlen të theksohet se në dy vitet e fundit Komuna e Mitrovicës ka shtuar subvencionimet dhe është rritur mbështetja për fermerët mitrovicas.