Lajme

Komuna e Mitrovicës paralajmëron masa ndaj qytetarëve që nuk paguajnë tatimin në pronë

  • 20/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Mitrovicës ka paralajmëruar masa ndaj qytetarëve që kanë obligime ndaj komunës për tatim në pronë e nuk lajmërohen për të bërë marrëveshjen e pagesës në Komunë.

Nëpërmjet një njoftimi të Komunës qytetarëve që kanë obligime u është bërë thirrje që t’i kryejnë ato.

“Për qytetarët që kanë obligime ndaj komunës dhe nuk lajmërohen për nënshkrim të kontratës, sektori i Tatimit në Pronë paralajmëron se do të fillojnë me masat si më poshtë.

Masat e mbledhjes së detyrueshme pas njoftimit përfundimtar përfshijnë:
1. Pezullimi i shërbimeve komunale brenda tri (3) ditëve të punës pas datës së caktuar të pagesës së detyrimeve të tatimit në pronë.
2. Nëse borxhi nuk është paguar edhe pas kalimit të njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve kalendarike nga dita e fundit për pagesë, brenda dhjetë (10) ditë pune do të merret vendimi për ekzekutimin e detyrimeve të papaguara dhe propozimi për procedurën përmbarimore.”

Për nënshkrim të marrëveshjes së pagesës me këste, qytetarët mund të lajmërohen në objektin e komunës kati I- zyra nr.4.