Lajme

Komuna e Mitrovicës : Njoftim

  • 06/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Njoftim për subjektet afariste për lirimin e hapësirave publike
Me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve për qarkullim të sigurt të këmbësorëve në trotuare si dhe ruajtjen e mallrave duke u bazuar në Rregulloren Komunale për kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme në hapësira publike Nr. 01/2016 dhe ligjet tjera përkatëse, subjektet afariste të cilat veprimtarin e tyre tregtare e zhvillojnë në pjesën urbane të qytetit, nga data 17.01.2022 u ndalohet ekspozimi i mallrave para lokaleve si dhe vendosja e frigoriferëve pa leje në hapësira publike.
Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarr të gjitha masat e parapara ligjore për lirimin e hapësirave publike.