Lajme
Komuna e Mitrovicës: Njoftim nga Drejtoria e Inspekcionit
- 14/03/2023
- By RTV Mitrovica

Njoftim nga Drejtoria e Inspekcionit
Njoftohen subjektet afariste dhe hoteliere si dhe shitësit ambulant se ditë më parë ka hyrë në fuqi Rregullorja komunale Nr. 01/2023 për Shfrytëzimin e Përkohshëm të Hapësirave Publike.
Inspekcioni do të filloj me inspektimin e të gjitha hapësirave publike për vendosjen e reklamave, karrigeve, tavolinave, frigoriferëve, stendave të hapura lëvizëse, gjeneratorëve statik dhe të gjithë anekset në të gjithë qytetin.
Të gjithë shfrytëzuesit e hapësirave në fjalë obligohen qe të pajisen me leje nga organi kompetent – DPU.
Në rastin e kundër, inspekcioni komunal do të ndërmarr veprimet konkrete deri në eliminimin e parregullsive.