Lajme

Komuna e Mitrovicës: NJOFTIM

  • 28/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

NJOFTIM

Për rekrutimin e Regjistruesve dhe Mbikëqyrësve për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2023)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në vazhdën e aktiviteteve për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2023) hap Konkursin për pranimin e Regjistruesve në Komunën e Mitrovicës së Jugut (135) dhe Mbikëqyrësve (33).

Aplikimi për pozitat Mbikëqyrës dhe Regjistrues do të jetë në formën elektronike ose forma fizike (në Komunën e Mitrovicës në zyrën pritëse nr.15 ).

Konkursi, Udhëzuesi për plotësimin e formularit Online për pozitat Regjistrues dhe Mbikëqyrës që mund ta gjeni në linkun https://rekosrekrutime.rks-gov.net/ në ueb-faqen e ASK-së, në ueb faqet e Komunës së Mitrovicës dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të gjithë të interesuarit për këto pozita duhet të aplikojnë në komunën e Mitrovicës përmes formës elektronike ose fizike.

Konkursi është i hapur deri më 02.10.2023.

Kohëzgjatja e kontratës është dy (2) muaj.