Lajme

Komuna e Mitrovicës: Njoftim

  • 20/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Njoftohen banorët e Shupkovcit, të cilët marrin shërbime mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shupkovc, që nga data 25.09.2023, QMF në Shupkovc, nuk do të ofrojë shërbimet shëndetësore, për shkak se do të fillojë renovimi i objektit.

Banorët e Shupkovcit dhe fshatrave përreth, që shërbimet shëndetësore i kanë marrë në këtë qendër, udhëzohen që deri në përfundim të renovimit të objektit, shërbimet shëndetësore ti marrin në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, (në AMF Kçiq i Madh si dhe QKMF “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë).

Ofrimi i shërbimeve mjekësore do të rifillojë në këtë qendër menjëherë pas përfundimit të renovimit

Drejtoria për Shëndetësi dhe Menaxhmenti i QKMF-së, ju falënderojnë për mirëkuptim!