Lajme
Komuna e Mitrovicës: NJOFTIM
- 02/11/2022
- By RTV Mitrovica
Nën patronazhin e kryetarit të Komunës, z. Bedri Hamza dhe në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, me rastin e ndarjes nga jeta të Profesorit
Asllan Istrefi do të mbahen këto aktivitete;
Homazhe në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” duke filluar nga ora 12:30
Mbledhje Komemorative në ora 13:00
Ndërkaq varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 14:30, në varrezat e të merituarve në Shipol.