Lajme

Komuna e Mitrovicës nënshkruan memorandum me Islamic Relief Kosova

  • 12/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me organizatën Islamic Relief Kosova, për mbështetje në sektorin e bujqësisë.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu.
Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar këtë organizatë për mbështetjen e tyre, duke theksuar se memorandumi i sotëm është në kuadër të projekteve të cilat do të zhvillojnë sektorin e bujqësisë dhe do të përmirësojnë mirëqenien sociale të qytetarëve.
“Kjo është marrëveshja e parë që ne e realizojmë me këtë organizatë, por kemi besim të madh që do të vazhdojmë ta rrisim bashkëpunimin sepse përfitues të drejtpërdrejt janë qytetarët e Mitrovicës”, ka deklaruar kryetari Hamza.
Drejtori i Fondacionit Islamic Relief Kosova, z.Mohamed Soliman, e ka falënderuar kryetarin Hamza për fillimin e bashkëpunimit, duke uruar që ky projekt t’u ndihmojë familjeve mitrovicase.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ferdi Kadriu, ka thënë se marrëveshja do të implementohet në përpikëri, duke njoftuar se vlera e këtij projekti është 50,724.64euro, ku Islamic Relief Kosova participon me 90 %, ndërsa komuna e Mitrovicës do të participoj me 10% të shumës.
Ky projekt ka për qëllim përkrahjen e familjeve me ferma të vogla, në rritjen dhe zhvillimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale.