Lajme
Komuna e Mitrovicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës
- 13/04/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z.Elvis Feka, sot kanë pritur në takim kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, z.Hysen Sogojeva, me bashkëpunëtorët e tij, z.Abdullah Murati dhe z.Naim Sylejmani.
Në këtë takim është bërë nënshkrimi i memorandumit bashkëpunues në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës për koordinimin e aktiviteteve dhe thellimin e bashkëpunimit në arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
Përmes këtij memorandumi të dy palët janë dakorduar që të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve që synojnë promovimin e resurseve natyrore, vlerat e trashëgimisë kulturore dhe turistike që i ka qyteti i Mitrovicës.