Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me UNDP-në për një project të rëndësishëm — RTV Mitrovica
Lajme

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit me UNDP-në për një project të rëndësishëm

  • 15/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Sot është mbajtur ceremonia solemne e nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit mes shtatë Komunave të Kosovës dhe UNDP-së, në kuadër të fillimit të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2”(ReLOaD2), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Në mesin e komunave të përzgjedhura fituese në fazën e dytë të projektit “ReLOaD2” (2021-2024) është edhe Komuna e Mitrovicës, si një nga 7 komunat partnere për të bashkëpunuar me UNDP-në.


Në këtë ceremoni mori pjesë nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ku të pranishëm ishin edhe znj. Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Hillen Francke, përfaqësuese nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga MAPL-ja, Asosacioni i Komunave të Kosovës, si dhe përfaqësues nga komunat tjera përfituese.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për projektin “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2”, duke konfirmuar kështu përkushtimin e përbashkët të Komunës me UNDP-në drejt përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave, organizatave të shoqërisë civile dhe rinisë.

Projekti “ReLOaD2” do të mbështes Komunën e Mitrovicës me aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të stafit, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura dhe për fuqizimin e rinisë në territorin e Mitrovicës.