Lajme
Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me Islamic Relief Worldwide Zyra në Kosovë
- 20/07/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me Islamic Relief Worldwide Zyra në Kosovë
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e organizatës “Islamic Relief Kosova”, z. Mohamed Soliman, për bashkëfinancimin e projektit “Fuqizimi i ekonomisë rurale dhe mundësitë e gjenerimit të të ardhurave”, për Komunën e Mitrovicës.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu si dhe përfaqësuesit e organizatës “Islamic Relief Kosova”, znj. Albulena Hajrullahu dhe z. Blerim Gashi.
Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është përkrahja e familjeve në fushën e bujqësisë me sera, multikultivatorë me frezë dhe panele solare.
Vlen të theksohet se për realizimin e këtij projekti Komuna e Mitrovicës do të participoj në shumën prej 100 mijë euro, ndërsa vlera totale për implementimin e këtij projekti arrin shumën prej 249,431.59 euro.
Me këtë rast, kryetari z. Hamza ka falënderuar organizatën “Islamic Relief Kosova” për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e një sërë projekteve në sektorin e bujqësisë për Komunën e Mitrovicës.