Lajme
Komuna e Mitrovicës ndau mirënjohje për veteranët e KFOR-it danez
- 25/03/2022
- By RTV Mitrovica
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe drejtoresha e për Kulturë,Rini e Sport, Valdete Idrizi, sot kanë pritur në takim veteranët e KFOR-it danez, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, e shumë prej tyre edhe në Mitrovicë, në periudha të ndryshme kohore.
Gjatë këtij takimi është bërë ndarja e mirënjohjeve si shenjë falënderimi për kontributin e tyre të dhënë në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë në vendin tonë.
Këto mirënjohje ua ndau nënkryetari Tahiri, i cili është shprehur tejet falënderues ndaj ushtarëve të KFOR-it danez, ku falë prezencës dhe misionit të tyre paqeruajtës u bën faktorë i rëndësishëm për lirinë e vendit tonë.
Ndërkaq, njëri nga përfaqësuesit e KFOR-it danez tha se ndjehet i privilegjuar që ka shërbyer për Kosovën, e sidomos për Mitrovicën dhe se është krenar për progresin dhe të arriturat e shtetit të Kosovës.