Lajme

Komuna e Mitrovicës mori pjesë në organizimin “Java e Komunave Shqiptare”

  • 24/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës mori pjesë në organizimin “Java e Komunave Shqiptare”

Për nder të 110 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Unioni i Bashkive Shqipfolëse në Rajon organizoi eventin “Java e Komunave Shqiptare”, në të cilën mori pjesë edhe Komuna e Mitrovicës.

Në kuadër të këtij eventi, klubi i xhudos “Trepça” zhvilloi ndeshje miqësore me klubin e xhudos “Tirana”, duke krijuar kështu një atmosferë festive dhe kulturore për nder të festës së madhe gjithëkombëtare.

Të rinjve përmes organizimeve të tilla po u jepet mundësia të shfaqin talentin e tyre dhe të përgatiten që të sjellin sa më shumë rezultate dhe medalje të arta. Po ashtu të krijojnë miqësi dhe të mësojnë akoma më shumë për njëri-tjetrin.