Lajme
Komuna e Mitrovicës me homazhe përkujton ish veteraninn e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Eset Ujkani
- 14/12/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës me homazhe përkujton ish veteraninn e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Eset Ujkani
Kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin e komunës z. Arian Tahiri, drejtorë komunal, drejtues të Shoqatave të Dalura nga Lufta dhe familjarë dhe miq, ka bërë homazhe te varri i ish veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish asamblistit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, z. Eset Ujkani në 3 vjetorin e vdekjes së tij.
Kryetari Hamza theksoj se z. Ujkani ishte një kontribues i madh në zhvillime që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Të flasësh për një figurë siç ishte Eset Ujkani për mua si kryetar i komunës së Mitrovicës është një nder e privilegj, sepse kontributi i tij ka qenë jashtëzakonisht i madh. Eseti ka qenë dhe do të mbetet ikonë e historisë së vendit tonë, për kontributin e tij në përpjekjet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar”, shtoi ndër të tjerash kryetari Hamza.