Lajme
Komuna e Mitrovicës: Ftesë -Për pjesëmarrje në takime lidhur me dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) dhe Draft- Buxhetin Komunal 2024-2026
- 01/06/2023
- By RTV Mitrovica
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, administratorë të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, OJQ-të, shoqata e grave, shoqëria civile, biznese të Komunës së Mitrovicës, se me datën 08.06.2023 do të fillojnë dëgjimet buxhetore për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026.
Ndërsa, nga data 03.07.2023 do të fillojnë dëgjimet buxhetore për të diskutuar Draft- Buxhetin Komunal 2024-2026.
Korniza Afatmesme Buxhetore dhe Draft- Buxheti Komunal 2024-2026 janë të një rëndësie të veçantë për Komunën e Mitrovicës, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzojeni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këto dëgjime publike, ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni në përmirësimin e cilësisë së jetës suaj.
Më poshtë gjeni vendin e mbajtjes së dëgjimit, datën dhe vendbanimet e përfshira.