Lajme

Komuna e Mitrovicës : Ftesë

  • 30/05/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Ftesë

Ftoheni të merrni pjesë në premierën e shfaqjes për fëmijë

“REVOLTA E PRESJES”

Datë: 01 Qershor | ORA 12:00 – 13:30

Vendi: Muzeu i Qytetit të Mitrovicës
Ngjarja zhvillohet në thellësinë e një libri me shumë faqe. Ku personazhe janë: Shenjat e Pikësimit dhe Gramatika. Drama fillon me tregimin e faqes 123, ku një lepurushit i pritet bishti për një presje. Tragjedia e këtij tregimi, që në fillim lexohet pa shenja të pikësimit dhe del i pakuptimte, krijon dramën në skenë. Shenjat e Pikësimit, akuzohen që nuk kanë qëndruar në vendin e duhur dhe Lepurushi Veshgjatë ka pësuar. Gramatika dënon Shenjat e Pikësimit me burgim, deri në një datë të pacaktuar. Shenjat e habitura nga ky vendim, kërkojnë sqarim, ndërsa Presja e revoltuar kërkon të shpallet e pafajshme. Ajo nuk është fajtore, por atë nuk e respektojnë kurrë në fjali. Pas këtij vendimi, mbyllen të gjitha librat e botës, në sirtarin e harruar dhe fëmijët mbesin pa përralla, tregime, histori…Pas shumë përpjekjeve të Shenjave të Pikësimit, ato vendosin të kthejnë kohën prapa, të korrigjojnë gabimin e faqes 123 dhe të kthehen përsëri në tregim dhe t’i japin atij kuptim.

Autore: Dituri Neziraj

Regjisor: Fatmir Hyseni

Luajnë:
Qendresa Kajtazi
Mirsad Ferati
Blerina Veseli
Agan Asllani
Artan Hetemi
Arbesa Azemi

Asistent i regjisë: Adem Zhitopotoku
Kostumografe: Eleonora Gagica
Kompozitor: ErsanJonuzi
Përgjegjëse për skenën e të rinjëve dhe fëmijëve : Valmire Sylejmani
Organizator: Ardian Kavaja
Dizajni i dritave Murat Kajtazi
Teknik ndriçimi: Arben Sahiti dhe Lulzim Hasani
Mjeshtër skenografije: Avni Ajvazi
Tonist: Besmir Brahimi
Teknik skene: Faton Deliu
Rekuizitat: Fisnik Uka
Producent: Sabit Sheremeti
Hyrja pa pagesë!
Mirë se vini!