Lajme

Komuna e Mitrovicës: Ftesë

  • 30/11/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit “Grupi MAK” të autorit, Naim Kurteshi, që mbahet të shtunën (2 dhjetor 2023) në Sallën e Konferencave (Rektorati) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prej orës 13:00.

Ky libër i është kushtuar grupit të famshëm “MAK” të muzikës rok që ka funksionuar në periudhën 1973-1978.

Në promovim do të jenë të pranishëm drejtues dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, familjarë, ish – pjesëtarë të grupit “MAK”, muzikantë si dhe dashamirës të librit.

Ju mirëpresim!