Lajme

Komuna e Mitrovicës falënderon të gjithë donatorët që ndihmuan pas vërshimeve

  • 09/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës falënderon të gjithë donatorët që ndihmuan pas vërshimeve

Komuna e Mitrovicës falënderon të gjithë donatorët, kompanitë dhe njerëzit vullnet mirë të cilët kanë mbështetur shumë familje mitrovicase pas vërshimeve, duke iu dalë në ndihmë me gjëra ushqimore, higjienike, veshmbathje, mobile e të tjera.

Para disa ditësh, Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Mirëqenie Sociale, ka pranuar këto donacione;

Organizata “Islamic Relief” ka dhuruar 210 pako ushqimore, 210 pako higjienike, 1710 bidona me ujë, dhe veshmbathje për 210 familje, Laboratori “Avicena” ka ofruar shërbime laboratorike për familjet e prekura nga këto vërshime me 50 % zbritje, Kompania “Golden Eagle” ka shpërndarë për 10 familje mobile për dhoma të pritjes, Shkolla private “International Maarif School” 63 pako ushqimore dhe 23 pako me veshmbathje, Shoqata ”HASENE” në Gjermani dhe Shoqata Humanitare ”Gönül Eli” në Mamushë 175 pako higjienike dhe batanije, si dhe z. Ibrahim Abdullahu nga Vranidolli i Podujevës ka dhuruar 4 metra dru për një familje në lagjen Tjegullore.

Këto ndihma janë shpërndarë për familjet të cilat janë dëmtuar nga vërshimet.

Komuna e Mitrovicës është mirënjohëse dhe falënderuese ndaj të gjithë atyre që ndihmuan në tejkalimin e kësaj fatkeqësie.