Lajme
Komuna e Mitrovicës edhe zyrtarisht pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
- 04/10/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës edhe zyrtarisht pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka mbajtur takimin e radhës në Prishtinë, ku të pranishme kanë qenë të gjitha komunat dhe bashkitë pjesë të UBSHR.
Gjatë këtij takimi nga asambleja e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon edhe zyrtarisht është vendosur që Komuna e Mitrovicës të jetë pjesë e familjes së madhe të Unionit.
Në këtë takim të pranishëm ishin drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu si dhe drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, dhe Turizëm, Elvis Feka.
Me këtë rast, drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, ka thënë se është nder i veçantë të jetë pjesë e mbledhjes së asamblesë së anëtarëve të komunave dhe bashkive në Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon duke u shprehur tejet e lumtur që Komuna e Mitrovicës i është bashkuar Unionit të Bashkive, për të ndarë së bashku potencialin në turizëm, dhe nevojat për qasje të mirëfilltë strategjike karshi zhvillimit të agroturizmit për stimulim dhe fuqizim ekonomik të familjeve në vise rurale.
Po ashtu nga drejtoresha Idrizi është potencuar se krahas këtyre projekteve, për herë të parë në qytetin e Mitrovicës do të organizohet “Festivali i luleve”, si i vetmi festival i tillë në rajon.