Arkiv

Komuna e Mitrovicës e Islamic Relief nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për “Grande Bujqësore”

  • 05/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza dhe drejtori i organizatës “Islamic Relief Kosova”, z. Mohamed Soliman, kanë nënshkruar të premtën një marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit “Grante Bujqësore”, në Komunën e Mitrovicës.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është mbështetja me grante bujqësore për familjet në nevojë në Komunën e Mitrovicës, ku në këtë mënyrë do të ndihmohet zhvillimi i bujqësisë dhe si rrjedhojë fuqizimi i ekonomive familjare në qytetin e Mitrovicës.

Vlen të theksohet se për realizimin e këtij projekti Komuna e Mitrovicës do të participoj në shumën prej 130,368.00 euro ose 41.67% të vlerës totale, ndërsa Islamic Relief Wordwide zyra në Kosovë do të siguroj pjesën e fondeve në vlerë prej 182,515.20 euro ose 58.33%, ku vlera totale për implementimin e këtij projekti arrin shifrën mbi 300 mijë euro.

Me këtë rast, kryetari z. Hamza ka falënderuar organizatën në fjalë për bashkëpunim dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e projekteve në sektorin e bujqësisë, ku përveç kësaj marrëveshje, “Islamic Relief Kosova” do të financoj me grante edhe tre të rinj ndërmarrës mitrovicas.