Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Komuna e Mitrovicës do të vazhdoj bashkëpunimin për realizimin e projekteve me DRC-në — RTV Mitrovica
Lajme

Komuna e Mitrovicës do të vazhdoj bashkëpunimin për realizimin e projekteve me DRC-në

  • 25/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të premtën në takim drejtoreshën e DRC-së në Kosovë, Kristen Stec, dhe zyrtarin e projektit të DRC-së në Mitrovicë, Agron Deda.

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës Danish Refugee Council (DRC), duke përfshirë projektet që kanë për qëllim mbështetjen e komunitetit ashkali, romë dhe egjiptian në Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se shumë shpejt do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi që ka për qëllim mbështetjen e Komunën e Mitrovicës në uljen e izolimit socio-ekonomik të komuniteteve pakicë dhe komuniteteve të cenueshme.

Kryetari Hamza pasi falënderoi përfaqësuesit e DRC-së për kontributin e madh që japin në përkrahje të qytetarëve të Mitrovicës, tha se komuna është e gatshme dhe e hapur për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.