Lajme
Komuna e Mitrovicës: DISKUTIM PUBLIK
- 06/02/2023
- By RTV Mitrovica

Për Draft – Rregulloren për Ndarje të Subvencioneve dhe Granteve
Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në Konsultim Publik, i cili do të mbahet ditën e mërkurë, me datë 15.02.2023, në Sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 10:00.
Duke pasur parasysh rëndësinë e Hartimit të Draft – Rregullores për Ndarje të Subvencioneve dhe Granteve, pjesëmarrja e publikut në këtë fazë të procesit është e nevojshme, prandaj qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij Njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet dhe sugjerimet mund t’i japin përmes e-Mail adresave elektronike tek Kryetari i Komisionit për Hartimin e Draftit të Rregullores për Ndarje të Subvencioneve dhe Granteve: bedri.murati@rks-gov.net, ose tek anëtarja e komisionit: teuta.selmani@rks-gov.net.
Bashkangjitur gjeni Draft-Rregulloren për Ndarje të Subvencioneve dhe Granteve;
https://kk.rks-gov.net/…/DRAFT-Rregullore-per-Ndarjen-e…
https://kk.rks-gov.net/…/sites/18/2023/02/Scan1-1-1.pdf