Lajme
Komuna e Mitrovicës : DISKUTIM PUBLIK
- 09/11/2022
- By RTV Mitrovica
DISKUTIM PUBLIK
Draft – Rregullorja për kodin etik të stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor të Komunës së Mitrovicës së Jugut
Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në Konsultimin Publik për Draft Rregulloren për Kodin Etik të stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor të komunës së Mitrovicës së Jugut.
Diskutimi publik do të mbahet të martën, më datën 22.11.2022, në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 14:00.
Njëkohësisht të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe të interesuarit tjerë në afatin prej 30 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të gjitha propozimet, komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i bëjnë përmes e-mail-it të DKA-së: dka.mitrovica@rks-gov.net.