Lajme
Komuna e Mitrovicës : DISKUTIM PUBLIK
- 03/10/2022
- By RTV Mitrovica
DISKUTIM PUBLIK
Me: “Banorët e Komunës së Mitrovicës Jugore ”
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Datë: 17.10.2022, në ora 13:00.
Tema e diskutimit: Draft -Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Hartës Zonale Komunale 2020-2026.
Komuna e Mitrovicës së Jugut është në fazën e përfundimit të dokumentit të planifikimit hapësinor “Harta Zonale Komunale”, i cili definon kushtet e zhvillimit dhe zonimet në tërë territorin e Komunës.
Duke e pasur në konsideratë rëndësinë e këtij dokumenti, pjesëmarrja e publikut në këtë fazë të procesit është e domosdoshme.
Andaj, me këtë i ftojmë banorët e komunës që të marrin pjesë në takim, ku përmes diskutimeve, komenteve, vërejtjeve dhe sugjerimeve, mund të kontribuoni në kompletimin dhe rritjen e cilësisë së këtij plani, për një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen e që është në interes të përgjithshëm për qytetarët respektivisht banorët e kësaj Komune.
Njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, mund ta gjeni materialin ne ueb faqen e Komunës, ndërsa të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin përmes ueb faqes së komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/, ose drejtpërdrejt tek zyrtari përgjegjës z. Nexhmi Hasani (email: nexhmi.hasani@rks-gov.net).