Lajme

Komuna e Mitrovicës : DISKUTIM PUBLIK

  • 10/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Për Draft – Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Mitrovicës së Jugut

Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në debatin publik, i cili do të mbahet ditën e premte, datë 27.05.2022, në Sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 14:00.

Duke pasur në konsideratë rëndësinë e Rregullorës për Menaxhimin e Mbeturinave, pjesëmarrja e publikut në këtë fazë të procesit është e domosdoshme, prandaj qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin përmes e-mail adresës elektronike të Komunës së Mitrovicës komuna.mitrovica@gmail.com ose drejtpërdrejt në Drejtorinë e Mjedisit dhe Pyjeve tek Udhëheqësi i Sektorit për Mbeturina dhe Ambient z. Irfan Peci (e-mail: irfan.peci@rks-gov.net).

Bashkangjitur gjeni Draft – Rregullorën për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Mitrovicës së Jugut të miratuar nga Grupi punues për hartimin e Rregullorës për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Mitrovicës së Jugut, i formuar me vendim të veçantë të Kryetarit të Komunës.