Lajme
Komuna e Mitrovicës dhe USAID-i nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit
- 13/07/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës dhe USAID-i nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit
Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, z.Elvis Feka, sot kanë pritur në takim drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it – Qeverisja e Pronës, znj.Jennifer Ober, me bashkëpunëtorët e saj.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Tetra Tech ARD, Inc. – Zbatuesi i Aktivitetit të USAID Kosovo Qeverisja e Pronës, në lidhje me zbatimin e përbashkët të aktivitetit qeverisja e pronës.
Përmes këtij memorandumi synohet përmirësimi i kapaciteteve komunale për menaxhim të pronës, proceseve dhe praktikave për inspektimin e ndërtesave, të cilat do të kontribuoj në rritjen e regjistrimit të pronave (certifikatat e pronësisë), unifikimi/ standardizimi i shërbimeve lidhur me pronat, integrimi i barazisë gjinore në reformat për çështjet pronësore, si dhe përmirësimi i proceseve për trashëgim të pronës.
Me këtë rast, kryetari z.Hamza, ka thënë se Komuna e Mitrovicës është e hapur për bashkëpunime të tilla të cilat forcojnë të drejtat pronësore, duke përmirësuar proceset e zyrave kadastrale komunale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.