Lajme
Komuna e Mitrovicës dhe UN Women Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor
- 04/11/2022
- By RTV Mitrovica
Në një ceremoni zyrtare, drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Mitrovicës, Igballe Islami, dhe shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është në kuadër të programit “Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor”.
Përmes kësaj marrëveshje synohet fuqizimi i kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushja e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore, avancimi i procesit të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel vendor, si dhe shkëmbimi i përvojave në nivel kombëtar dhe rajonal për praktikat më të mira të këtij buxhetimi.