Lajme

Komuna e Mitrovicës dhe MZHR nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024

  • 11/03/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës dhe MZHR nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me ministrin e Ministrisë se Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, në zbatimin e projektit të përbashkët “Renovimi i Qendrës Multifunksionale “Omni Sport”, në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024 për projekte të investimeve kapitale.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, z. Elvis Feka.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ndërsa, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj Komunën e Mitrovicës dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët: ”Renovimi i Qendrës Multifunksionale “Omni Sport” në Mitrovicë- Lot1”.