Lajme

Komuna e Mitrovicës dhe Help nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

  • 23/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës dhe Help nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri dhe drejtoresha e organizatës ”Help-Hilfe zur Selbsthilfe”, znj. Shqipe Breznica kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim zbatimin e projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga Help.

Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, i cili edhe e ka bërë nënshkrimin e kësaj marrëveshje falënderoi organizatën “Help” për mbështetjen e tyre në ofrimin e mundësive për gratë dhe të rinjtë e Mitrovicës në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe bizneseve të vogla.

Në kuadër të këtij projekti të cilin organizata “Help” do ta realizoj në Komunën e Mitrovicës, do të përkrahen së paku 20 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje me vlerë mesatare prej 2.400 euro, së bashku me trajnime biznesore dhe profesionale, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.

Vlera e përgjithshme e projektit në total është 107.875,00 euro.