Lajme
Komuna e Mitrovicës bën shpërndarjen e 216 koshereve dhe 27 centrifuga për bletë për fermerët
- 10/10/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna e Mitrovicës bën shpërndarjen e 216 koshereve dhe 27 centrifuga për bletë për fermerët
Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të projekteve për mbështetje të fermerëve, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratat me 27 fermerët përfitues, të cilët janë subvencionuar secili prej tyre me nga 8 koshere dhe një centrifug për bletë.
Me rastin e nënshkrimit të kontratave i pranishëm ishte drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, i cili ka uruar të gjithë fermerët përfitues të këtyre pajisjeve, duke u thënë atyre se mbështetja për fermerët nuk do të ndalet dhe se për vitin 2023 janë planifikuar gjithsej 350 mijë euro investime në sektorin e bujqësisë.
Më tutje drejtori Kadriu është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e përzgjedhjes së këtyre fermerëve, duke theksuar se procesi është realizuar gjithmonë sipas procedurave të parapara dhe falë punës së palodhshme të stafit të drejtorisë.
Vlen të potencohet se vlera e përgjithshme e këtij projekti është 12 mijë e 500 euro, ku Komuna e Mitrovicës ka participuar 80%, ndërsa fermeri 20%.