Lajme
Komuna dhe UNDP me projekte për qytetarët e Mitrovicës
- 08/06/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna dhe UNDP me projekte për qytetarët e Mitrovicës
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, znj. Maria Suokko, së bashku me bashkëpunëtoren e saj, znj. Valbona Bogujevci.
Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe UNDP-së, si dhe për zhvillimin e projekteve të reja, konkretisht u koordinuan për realizimin e projektit të përbashkët për rregullimin e varrezave në qytetin e Mitrovicës.
Kryetari z. Bedri Hamza, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, duke e siguruar UNDP-në se do të zhvillojnë marrëdhënie partneriteti në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.