Lajme
Komuna dhe AZHR Veri do të vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të përbashkëta
- 08/06/2022
- By RTV Mitrovica
Komuna dhe AZHR Veri do të vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të përbashkëta
Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, sot ka vizituar Agjencinë për Zhvillim Rajonal Veri në Mitrovicë, me ç’rast është pritur nga drejtoresha ekzekutive e kësaj Agjencie, znj. Rreze Duli.
Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri lidhur me koordinimin e aktiviteteve për vitin 2022, si dhe për projektet konkrete rreth themelimit të Ekipit Rajonal për Projekte Komunale (ERPK) dhe investime për diasporë.
Me këtë rast, gjatë takimit nënkryetari z. Tahiri ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndër- komunal dhe inicimin e projekteve të cilat kanë për qëllim zhvillimin rajonal të balancuar.