Lajme
Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi 19 pika të rendit të ditës
- 25/01/2023
- By RTV Mitrovica
Komiteti për Politikë dhe Financa shqyrtoi 19 pika të rendit të ditës
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e katërmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarët e KPF-së.
Fillimisht në këtë mbledhje janë propozuar disa pika shtesë për rend të ditës; Informatë e Kryetarit të Komunës lidhur me gjendjen në Mitrovicë pas vërshimeve, Propozim-vendim për formimin e Komisionit për evidentimin dhe verifikimin e banesave të banimit social dhe Raporti Financiar Janar- Dhjetor 2022.
Në vazhdim u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Informatë e Kryetarit të Komunës lidhur me gjendjen në Mitrovicë pas vërshimeve.
Lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet në Mitrovicë, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, ka njoftuar të pranishmit me një përmbledhje informatash që nga dita kur kanë ndodhur vërshimet e deri më tani, duke thënë se gjendja ka qenë mjaft serioze, por që është menaxhuar në vazhdimësi dhe se tani janë duke punuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e qytetit.
Më tutje janë shqyrtuar edhe pikat; Propozim-vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2023; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik Enis Hakaj; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik Ali Emini; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik Gëzim Mikullovci; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për evidentimin dhe verifikimin e banesave të banimit social; Projekt Statuti i Qendrës për Punës Sociale; Plani vjetor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2023; Plani strategjik i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2023-2025; Raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2022; Raporti i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Barazi Gjinore për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim për vitin 2022; Raporti i punës së Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Pronë dhe Mbrojtje të Ambientit; Raporti i punës së Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2022; Raport i punës së Komisionit Komunal të Aksionarëve të NP “Tregu”, si dhe Raport i punës së Komisionit Komunal të Aksionarëve të NP “Stacioni i Autobusëve” – SH.A.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.
Ndërkaq pikat që kanë pasur të bëjnë me Raportet e Punës së Drejtorive përkatëse dhe Komiteteve Konsultative janë larguar nga rendi i ditës, me qëllim që të diskutohen në mbledhjen tjetër të Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet në muajin shkurt.