Lajme
Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhje urgjente
- 25/07/2023
- By RTV Mitrovica

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhje urgjente
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhje urgjente e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua pika; Propozim – Vendim për transfer dhe rialokim të mjeteve financiare.
Kjo pikë e rendit të ditës pasi u shqyrtua nga anëtarët e KPF-së, do të procedohet për miratim në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal.