Lajme
Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës
- 20/04/2023
- By RTV Mitrovica

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja e shtatëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Fillimisht në këtë mbledhje u propozua si pikë shtesë e rendit të ditës; Raporti financiar Janar-Mars 2023.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara; Kodi i Etikës së Komunës së Mitrovicës së Jugut; Propozim Vendim për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, pa procedurë konkurrimi; Propozim Vendim për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, pa procedurë konkurrimi; Propozim Vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik Gëzim Mikullovci; Propozim Vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik Ali Emini; Kërkesë për transfer dhe rialokim të mjeteve financiare.
Ndërsa për diskutim në mbledhjen e ardhshme të KPF-së kanë kaluar këto pika; Projekt Rregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Raporti i punës së DAP-së për vitin 2022; Raporti i punës së DGJKP-së për vitin 2022; Raporti i punës së DI-së për vitin 2022; Raporti i punës së DMMP-së për vitin 2022; Raporti i punës së DMS-së për vitin 2022; Raporti i punës së DSH-së për vitin 2022; Raporti i punës së DBZHR-së për vitin 2022; Raporti i korrje shirjeve për vitin 2022; Planifikimi dhe realizimi i mbjelljeve pranverore për vitin 2022; Raport i mbjelljeve vjeshtore për vitin 2022.